Skenderaj, familjarët e kapin hajnin dhe e dorëzojnë në polici - NACIONALE

Skenderaj, familjarët e kapin hajnin dhe e dorëzojnë në polici

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme është njoftuar për një rast të grabitjes në Skenderaj.

Sipas informatës rreth orës 03:00, një person i maskuar dhe me armë kishte hyrë në shtëpinë e ankuesit ku kishte marrë një çantë në të cilën kishte pasur të holla dhe dokumente personale.

I dyshuari ishte vërejtur nga familjarët e shtëpisë të cilët ishin ballafaquar me të dyshuarin dhe kishin arritur ta ndalonin derisa kishin arritur njësitë policore.

I dyshuari N. B., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar nga ana e policisë. Atij i është sekuestruar një armë tytëshkurtër e llojit pistoletë me municion, të cilat do të procedohen në cilësinë e provave materiale.

Është njoftuar prokurori kujdestar ku me urdhër të tij është iniciuar rasti ,,Grabitje" ndërsa hetimet do të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme