Skandaloze: Njeriu i VV-së e rreh boksa e shqelma kolegun e tij në vend të punës dhe s`pezullohet nga puna
Ish-ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në Autoritetin e Konkurrencës, Selajdin Beqa, e ka rrahur kolegun e tij Shemsi Elezi me grushte e shqelma në ambientet e punës dhe nuk është përjashtuar nga puna.
Ndaj Selatin Beqës, i cili njihet si njeri i VV-së në këtë institucion, nuk është marrë asnjë masë edhe pasi të njëjtit i është ngritur aktakuza, raporton Albanien Post.
Përkundër rekomandimit të anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës që Beqa të pezullohet nga puna, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, e ka ngritur në detyrë, duke e bërë Drejtor të Përgjithshëm.
Këto nuk janë shkeljet e vetme që janë bërë nga Selatin Beqa.