Skandali me rezervat shtetërore, Hajdari e mbron Kurtin: Këtu nuk ka asnjë lidhje kryeministri Kurti - NACIONALE

Skandali me rezervat shtetërore, Hajdari e mbron Kurtin: Këtu nuk ka asnjë lidhje kryeministri Kurti

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka mbrojtur kryeminsitrin Albin Kurti.

Në konferencën e sotme për media, ku ka folur për aktakuzën rreth skandalin me rezervat shtetërore, ajo ka thënë se Kurti nuk ka asgjë të bëj me këtë çështje.

Sipas saj, e vetmen lidhje e Kurtit më këtë rast është miratimin i kërkesës se saj nga Qeveria.

“Këtu nuk ka asnjë lidhje kryeministri Kurti. Kryeministri Kurti ka të vetmen lidhje që ka provuar me kolegjin qeveritar kërkesën tonë të ligjshme sipas ligjeve në fuqi për largimin nga procedurat e prokurimit publik. Sepse dështuam tri herë. Kjo është e vetmja ndërhyrje ligjore e qeverisë kur aprovuan kërkesën tonë të ligjshëm sipas Ligjit për Financat Publikë, Ligjit për Rezervat Shtetërore, Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”, ka thënë Hajdari.

Lajme të ngjashme