Skandali i Uberit duhet të shqetësojë taksistët edhe në Kosovë: Si e ndihmuan fshehtas top-politikanët kompaninë - NACIONALE

Skandali i Uberit duhet të shqetësojë taksistët edhe në Kosovë: Si e ndihmuan fshehtas top-politikanët kompaninë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mijëra dosje kanë rrjedhur nga gjiganti Uber dhe kanë zbuluar një skandal të madh në të cilin janë përfshirë edhe shumë politikanë të nivelit të lartë.

Ato në mënyrë të detajuar tregojnë se sa shumë ndihmë merrte Uber – kompani e vizituar në muajin maj edhe nga kryeministri Albin Kurti – prej liderëve si Emmanuel Macron dhe ish komisionerja e BE-së, Neelie Kroes.

Ato tregojnë edhe se ish shefi i kompanive të taksive personalisht kishin urdhëruar përdorimin e një “kill switchi” për të parandaluar policinë që të qasej në kompjuterët e tyre.

Uber tha që “sjelljet e saj në të kaluarën nuk përkonin me vlerat aktuale” dhe që ishte kompani “e ndryshme” sot.

Dosjet e Uberit përbëjnë një numër të madh prej 124 mijë regjistrash, përfshirë 83 mijë emaile dhe 1 mijë dosje që përfshinin biseda që shtriheshin nga viti 2013 e deri në vitin 2017.

Ato kishin rrjedhur te gazeta prestigjioze the Guardian dhe ishin shpërndarë me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativ dhe te një numër organizatash mediale. Për të parën herë zbulohet një përpjekje lobimi 90 milionë dollarëshe për të rekrutuar politikanë miqësorë që të ndihmonin në fushatën e saj për të shkatërruar industrinë e taksive.

Ndërsa shoferët e taksive në Francë po protestonin edhe dhunshëm në rrugë kundër Uberit, z. Macron – tashmë president i shtetit – po fliste miqësisht me presidentin kontrovers të kompanisë, z. Travis Kalanick, dhe i thoshte atij se do të reformonte ligjet që të favorizonte Uberin.

Metodat e pamëshirshme biznesore të Uberit ishin të njohura gjerësisht, por për të parën herë dosjet japin prova se sa larg ishte gati që të shkonte kjo kompani për të arritur qëllimet e saj.

Po ashtu, në këto dosje tregohet se si ish komisionerja e BE-së Neelie Kroes, një prej zyrtareve më të larta të Brukselit, ishte bë bisedime për t’ju bashkuar Uberit qysh para se mandati i saj të përfundonte – dhe më pas në mënyrë sekrete kishte lobuar për firmën.

Në atë kohë, Uberi nuk ishte veç një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në botë, por edhe një prej kompanive më skandaloze.

Të fala nga Parisi

Parisi ishte skena ku do të ndodhte lansimi i parë evropian i Uberit, edhe pse do të përballej me rezistencë të ashpër nga industria e taksive, që kulmoi me protesta të dhunshme në rrugë.

Në gushtin e vitit 2014, një ish bankier ambicioz me emrin Emmanuel Macron sapo ishte emëruar ministër i Ekonomisë. Ai e shihte Uberin si një burim të rritjes së numrit të vendeve të punës, dhe donte të ndihmonte.

Atë tetor, ai kishte mbajtur takim me drejtorin Kalanick dhe të tjerë ekzekutivë e lobistë.

Lobisti i Uberit, Mark MacGann e kishte përshkruar takimin si “spektakolar, siç nuk kam parë takim më parë.” “Do të vallëzojmë së shpejti,” – kishte shtuar.

Macroni me Kalanickun kishin nisur t’i flisnin shumë shpejt njëri-tjetrin me emra të parë, Emmanuel dhe Travis respektivisht.

Shoferët e taksive ishin veçanërisht të zemëruar nga lansimi i shërbimet UberPop që lejonte shoferët e palicencuar që të ofronin shërbimet e tyre në kosto shumë më të ulët.

Gjykatat dhe parlamenti e kishin ndaluar, por Uberi vazhdoi ta mbante shërbimin përkundër kësaj.

Kjo kishte bërë që Macroni të pajtohej që të punonte me kompaninë për të rishkruar ligjet e Francës.

Kryeministri Kurti në muajin maj kishte vizituar Uberin në kuadër të vizitës së tij 18 ditore në ShBA. Ai i kishte bërë thirrje kompanisë që të investonte në Kosovë.

Lajme të ngjashme