Skandal: Ambasada e Kosovës në Poloni shpërndan artikull ku shkruhet se shqiptarët njëjtë si serbët “kryen spastrim etnik”
Një skandal ka ngjarë me Ambadasën e Kosovë në Poloni, ku në llogarinë zyrtare në “X” ambasada kosovare ka shpërndarë një artikull ku shkruhet se në Kosovë ka pasur “spastrim etnik të ndërsjellë të kryer edhe nga ushtria serbe edhe nga ajo shqiptare”.
Në postimin e ambasadës kosovare në Varshavë shpërndahet link-u i artikull dhe ftohen ndjekësit të lexojnë rreth vizitës së Ministrit të Mbrojtjes së Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz, që bën te kontigjenti polak në KFOR.
“Duhet mbajtur mend që fundi i shekullit 20 në Ballkan ishte shënuar me spastrim etnik të ndërsjellë edhe nga ushtria edhe nga ajo shqiptare. Në mënyrë që të deeskalonte konfliktin NATO-ja nisi Operacionin Forcat Aleate, e cila rezuloi në çarmatosjen e ushtrisë, tërheqjen e njësive të rregulta dhe zëvëendësimin e tyrte me trupa ndërkombëtare (KFOR) nën komandën e NATO-s”, thuhet në artikullin e shpërndarë nga ambasada kosovare në Varshavë, raporton Nacionale.
Read this @Defence24pl @AleksanderOlech article on D/Prime Minister & Defense Minister @KosiniakKamysz’s visit to #Kosova & the Polish Contingent in NATO. “🇽🇰 is grateful for 🇵🇱’s now 25-year KFOR contribution & is eager to further deepen ties”-@DSGashiRKS https://t.co/7l3TpwlUvx
— Kosova in Poland (@KosovainPoland) March 26, 2024