“S’jetoj me vllain”, “S’e kam zgjedh djalin e axhës”: Arsyetimet qesharake të njerëzve të VV-së për problemet me ligj të familjarëve - NACIONALE

“S’jetoj me vllain”, “S’e kam zgjedh djalin e axhës”: Arsyetimet qesharake të njerëzve të VV-së për problemet me ligj të familjarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë tërë ditës është raportuar në lidhje me problemet ligjore të Ajvaz Muzaqit, që është djali i axhës së deputetit të VV-së, Besim Muzaqi. Muzaqi, jo deputeti, por Ajvazi, u arrestua nën dyshimet për fajde, ndërsa deputeti i VV-së deklaroi se ai është i pafajshëm deri në konfirmimin e të kundërtës. Përtej kësaj, ishte një gjë tjetër që ra në sy.

Edhe kësaj radhe, si shpesh herë të tjera, aktivisti i VV-së, në këtë rast deputeti Muzaqi, zgjodhi një arsyetim banal në lidhje me problemet me ligj të familjarit të tij. Ai tha se nuk ka rëndësi se sa shpesh takohen djemtë e mixhës.

“Me të thanë të drejtën është shumë e pandershme prej atyre që mundohen t’i lidhin rastet në bazë afërsisë familjare. As unë nuk e kam zgjedhur Ajvazin me pas kushëri, as ai mua. Unë nuk e ndikoj as drejtësinë as askënd. Kushëri i parë është djali i axhës. Kur e kam taku për herë të fundit? Këtë nuk mundem me ditë, por mund të jetë vonë, por nuk ka rëndësi kur takohen djemtë e agjës. Ju lus për korrektësi.” - ka thënë ai për Nacionale.

Deklaratë qesharake kishte bërë edhe Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë. Ai e kishte bërë një deklaratë qesharake në lidhje me vëllain e tij, Rahim Sallahu, i cili dyshohet për fajde. Për këto raportime, z. Sallahu, që e udhëheq me procesin e vettingut, shkroi se përgjegjësia është individuale dhe se nuk jeton me vëllain.

“Rasti i përfolur është i vitit 2012;

As atëherë e as sot unë nuk jetoj e nuk kam jetuar me vëllaun;

Në periudhën në fjalë, madje nuk kam qenë fare as në Kosovë, me ç’rast kam qenë për studime jashtë vendit;

Edhe sipas parimeve ligjore, kushtetuese e ndërkombëtare, unë jam përgjegjës vetëm për veprimet e mia personale dhe përgjegjësia është tërësisht individuale dhe vetëm individuale!” – shkruante ai.

Lajme të ngjashme