Situata në Kosovë diskutohet sot e nesër në Bruksel, çka thuhet në draftin që pritet të miratohet nga BE-ja? - NACIONALE

Situata në Kosovë diskutohet sot e nesër në Bruksel, çka thuhet në draftin që pritet të miratohet nga BE-ja?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel do të diskutojnë për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe për situatën e sigurisë në Kosovë si dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë. Vendet e BE-së kanë paralajmëruar edhe masa ndëshkuese nëse palët nuk punojnë për shtensionim të situatës.

Siç raporton REL në këtë takim pritet të shprehet shqetësimi i BE-së për situatën në veri të Kosovës.

Në draftin që ka parë REL-i kërkohet nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të kthehen në dialog ose do të këtë pasoja.

Ky draft pritet të miratohet nga vendet anëtare të BE-së.

Këshilli Evropian i dënon incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe bën thirrje për shtensionimin e menjëhershëm të situatës, në bazë të elementeve kyçe që tashmë janë shfaqur nga Bashkimi Evropian, më 3 qershor 2023." - thuhet në draft-dokument.

Dështimi në uljen e tensioneve do të ketë pasoja negative.” – thuhet tutje në këtë tekst.

Cilat janë masat?

Tashmë masat ndëshkuese janë publikuar nëse eventualisht nuk ka shtensionim të situatës në Kosovë.

Një nga masat ndëshkuese është pezullimi i punës për trupat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA).

Masa tjetë është suspendimi i fondeve për Kosovën.

Ndërkaq, si pasojë e mos shtensionimit do të ketë edhe pezullim të takimeve të nivelit të lartë dhe vizitave bilaterale.

Çka thotë Qeveria Kurti?

Zëdhënësi i Qeverisë, Pëparim Kryeziu, në një pronocim RTV Dukagjinin ka kritikuar masat ndëshkuese të BE-së duke thënë se në raportet e saj të fundit, Kosova përshkruhet si pozitive në luftën kundër krimit.

Është vështirë të arsyetohet se si Bashkimi Evropian ndërmarr masa negative ndaj Kosovës, të cilën në raportin e tij të fundit për vendit e përshkruan në dritën më pozitive ndonjëherë; si në luftën kundër krimin dhe korrupsionit, si në demokratizim, si në zhvillim ekonomik, ashtu dhe në avancim të kornizën ligjore në përputhje me Acquis të BE-së.” – ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për RTV Dukagjinin.

Më tej, ai ka përmendur faktin që BE-ja nuk po e ndëshkon Serbinë, duke thënë se nuk ka asnjë vërejtje dhe asnjë masë të prerë për ta.

“Situata u përshkallëzua atëherë kur grupe kriminale dhe formacione ilegale dhe paralele sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarë që raportonin nga terreni. Grupe këto me lidhje të drejtpërdrejta me Beogradin zyrtar dhe formacione ilegale, si e ashtuquajtura “Mbrojtje Civile”, të cilat me marrëveshje të Brukselit, nuk do të duhej të ekzistonin. E megjithatë asnjë vërejte të hapur e të prerë për Serbinë. Pavarësisht gjithçkaje ne e vlerësojmë mbështetjen dhe ndihmën e BE-së dhe me padurim e presim pyetësorin për anëtarësim.” - ka thënë ai.

Çka po kërkon BE-ja?

Bashkimi Evropian për shtenisonim të situatës në veri të vendit, ka paraqitur një plan trepikësh.

Sipas këtij plani, kërkohet shtensionim të mënjëherëshëm të situatës në veri.

Mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Deri më tani ky plan trepikësh nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës edhe pse Kurti ka pranuar që të mbahen zgjedhje përsëri në veri.

Lajme të ngjashme