Si e përgënjeshtroi keq Rashiqi Svçelën për institucionet serbe në Kosovë me “fjalën” që ia ka dhënë Kurti? - NACIONALE

Si e përgënjeshtroi keq Rashiqi Svçelën për institucionet serbe në Kosovë me “fjalën” që ia ka dhënë Kurti?

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Me të pranuar draft-Statutin e autonomisë serbe në fund të tetorit – ku skicohen, veç tjerash, edhe kufinj administrativë të Asociacionit, me Rezolutë 12/44 në Preambulë, e me komision arbitrazhi ndërkombëtar në çështje të interpretimet të Statutit – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është aktivizuar për ta përdredhur dhe amballazhuar në terren përmbajtjen e tekstit kontroverz; e kjo me veprime si mbyllja e disa zyreve të administriuara nga Serbia në Kosovë; e së fundi edhe me çështjen e dinarit.

Madje, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla – në veshje taktike – merr pjesë edhe në aksione policore; duke i rënë trumbetit të sundimit të ligjit “në çdo cep” të territorit, dhe duke theksuar “unitaritetin” e shtetit; unitaritet ky që cungohet në esencë prej vetë draft-Statutit të pranuar.

Sveçla – i shënuar në emër të përvetshëm nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “krijues i tensioneve të panevoshjme” me saktësisht këto veprime të cilave ai shfaqet duke iu prirë, shpeshherë edhe në kufijtë e logjikës institucionale – u ra “fjalëve të madhe” se i vetmi institucion serb në Kosovë që do të mbetet, përkatësisht do të mund të jetë, është Ambasada e saj në Prishtinë.

(...) në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës... Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.

Për mbylljen e këtyre zyrave – më së shumti, interpretativisht, për etikën e veprimit – ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka singulluar në emër Sveçlën në një komunikatë të lëshuar në orët e vona të së shtunës së javës së kaluar; për çka edhe shefi i tij, Albin Kurti, si askush më parë në sferën globale, është kritikuar njëzëri nga Pesë Anëtarët e Përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Federatës Ruse dhe Kinës.

Megjithatë, rreth këtij pohimi euforik të Sveçlës se “institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë” është përgënjeshtruar nga vetë Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Në një konferencë për shtyp këtë javë, Rashiq tha se ka marrë “fjalën” nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se institucionet e shëndetësisë dhe arsimit me sistem shtetëror të Serbisë nuk do të preken; kësisoji duke e përgënjeshtruar Svçelën.

Në thelb, janë shpërndarë informata të pasakta dhe të gabauara, në atë që institucionet që punojnë simbas të Serbisë do të mbyllen, rivendosen dhe se puna e tyre do të ndalohet edhe më tej. Dua t’ju them të gjithëve, veçanërisht punëtorëve të këtyre institucioneve se asgjë e tillë nuk do të ndodh, e kam vetë fjalën e fortë të Kryeministrit për këtë, që mund të trajtojnë pacientët dhe mësodjnë fëmijët”, ka thënë Rashiq, siç e citoi “KoSSeV”.

Ndërkaq, rreth “institucioneve të përkohshme”, Rashiq tha se s’do të jetë ashtu; dhe se mbyllja e tyre parashihet qysh prej Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, që parashihej që ato të zhbëheshin dhe të futeshin nën Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe.

Është pjesë e marrëveshjes nga Brukseli që ato organe të shpërbëhen, por edhe para kësaj, çështja është formimi i Zajednicës së Komunave Serbe, dhe për këtë arsye unë insistoj që të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare, që të mos hyjmë në një Situata ku një pikë është e zbatueshme dhe në të tjerat nuk janë. Gjithashtu kam kërkuar nga kryeministri që të nënshkruajë dokumentin përfundimtar, sepse marrëveshje verbale nuk ekzistojnë në Ballkan”, tha Rashiq.

Bashkimi Evropian, gjithashtu, është shprehur se çështja e Statusit të këtyre organeve të administruara nga Serbuia zgjidhen përmes Dialogut të fascilituar nga BE dhe brenda Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, tashmë të pranuar edhe në draft-Statutin në fund të tetorit.

Lajme të ngjashme