Shumë refugjatë rusë në Serbi e dënojnë luftën, Vuçiq e krahasoi Beogradin me Kazablankën
Ndoshta janë një mijë kilometra e gjysmë larg Moskës, por rusët që momentalisht gjenden në Serbi po kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës. Dhjetëra mijëra rusë ikën në Beograd nga atdheu i tyre, ku sanksionet, mobilizimi dhe shtypja e opozitës ndryshuan në mënyrë dramatike jetën.
Shumë serbë refuzojnë të dënojnë Rusinë
Por rusët në Serbi që kritikojnë luftën në Ukrainë gjithashtu i nënshtrohen dhunës, kërcënimeve ose fushatave të frikësimit në internet. Shumë serbë refuzuan të dënojnë Rusinë, aleatin e tyre historik, pasi ajo sulmoi Ukrainën. Ultranacionalistët organizuan mitingje në mbështetje të Vladimir Putinit dhe grupi famëkeq mercenar Wagner u shfaq në Beograd. Nën sipërfaqe, ka shenja të tjera që janë edhe më shqetësuese.
Zyrtarët serbë dhe amerikanë pohojnë se Wagner po përpiqet në mënyrë aktive të rekrutojë luftëtarë në Serbi, gjë që çoi në një dënim të rrallë të Rusisë nga autoritetet serbe javën e kaluar.
Atmosfera e intrigave e shtyu presidentin serb Aleksandar Vuçiq ta krahasonte Beogradin me Kazablancën gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur emigrantët nga të dyja palët spiunuan njëri-tjetrin dhe komplotuan kundër njëri-tjetrit.
Evil Eagles, një grup që kritikon luftën në Ukrainë
Por për rusët si Vladimir Volokhonsky, një ish-zyrtar i qytetit që u largua nga Shën Petersburgu pasi u arrestua për përpjekje për të organizuar grupe kundër luftës, është edhe më e rrezikshme.
Emri dhe fotografia e tij janë publikuar disa herë me një sërë ofendimesh në kanalin Telegram, ku shpesh sulmohen emigrantët rusë në Serbi. Me mijëra ndjekës, kanali Zli orlovi është i njohur për denoncimin e rusëve që jetojnë në Serbi dhe kritikon luftën e Putinit. Ata shpesh etiketohen si tradhtarë dhe të degjeneruar dhe kërcënohen me dhunë.
Njeriu kryesor pas këtyre aksioneve është Aleksandar Lisov, një rus i lidhur me Wagnerin, i cili gjithashtu është shumë i lidhur me nacionalistët serbë. Lisov, i cili ka një zyrë në selinë e sapohapur të Wagner-it në Shën Petersburg, këmbëngul se ekipi i tij punon në fushat e informacionit, ato humanitare dhe kulturore dhe mohon se ai ka udhëzuar të tjerët të sulmojnë disidentët rusë në Serbi.
"Ne po përpiqemi t'i përcjellim publikut se këta njerëz në Serbi nuk kanë të drejtë të përfaqësojnë popullin rus. Ata nuk janë kundër operacionit special ushtarak rus, por kundër vetë Rusisë", i tha ai AFP-së.
Lisov foli me kreun e ultranacionalistëve serbë
Një video incizim i Lisovit duke biseduar në zyrën e Wagnerit me Damnjan Knezheviq, liderin famëkeq serb të grupit ultra-nacionalist pro-Kremlinit Narodna Patrola, u publikua së fundmi në internet.
"Ai më kontaktoi përmes miqve të përbashkët dhe më kërkoi të organizoja një turne. Një turne të tillë do ta organizoja për çdo qytetar të Serbisë", tha Lisov.
Takimi përkoi me shfaqjen këtë muaj të një murale të Patrullës Popullore kushtuar Wagnerit në qendër të Beogradit, në të cilën anëtarët e atij grupi janë pikturuar në një flamur bardhë dhe blu të përdorur nga kundërshtarët e luftës. Petar Nikitin, udhëheqësi i organizatës disidente ruse në Serbi, e njohu flamurin dhe pretendon se ai ishte vjedhur nga grupi i tij pasi sulmues të panjohur rrahën disa nga anëtarët e tij.
"Tani ne e dimë se kush e bëri atë", i tha Nikitin AFP-së. Pavarësisht kërcënimeve, aktivistët thonë se planifikojnë të vazhdojnë të flasin edhe pse presioni rritet.
“Disa persona, duke përfshirë edhe serbët, më dërguan disa kërcënime indirekte”, tha ish-zyrtari Volokhonski. Shkronja Z, simboli rus i luftës, ishte pikturuar në banesën në Beograd ku ai hyri. “Nuk mund të them se ndihem i sigurt”, përfundoi Volokhonski. /Nacionale/