Kelmendi: Meqë jemi të futbolli, në zhargonin sportiv i bjen Kosova 2:2 Serbia - NACIONALE

Kelmendi: Meqë jemi të futbolli, në zhargonin sportiv i bjen Kosova 2:2 Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicisti Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas shtyrjes së zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi shtyrjen e zgjedhjeve e ka konsideruar si autogol.

Duke përdorur zhargonin sportiv, ai ka vlerësuar se Kosova dhe Serbia tashmë kanë barazuar.

Meqë jemi te futbolli, në zhargonin sportiv i bjen Kosova 2:2 Serbia.

Gol i Kosovës ndalimi i referendumit të Serbisë.

Gol i Kosovës ndalimi i zgjedhjeve të Serbisë.

Autogol i Kosovës menaxhimi i çështjes së targave ilegale të Serbisë.

Autogol i Kosovës (mos)organizimi i zgjedhjeve të komunave në veri.

A po i bjen 2 me 2”, ka shkruar Kelmendi.

Lajme të ngjashme