Shtyhet afati për regjistrimin në “RKS” të automjeteve me detonimet “PR”, “KM”, “GL” etj - NACIONALE

Shtyhet afati për regjistrimin në “RKS” të automjeteve me detonimet “PR”, “KM”, “GL” etj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër, më 1 dhjetor, ka qenë e paraparë të përfundoj afati për regjistrimin në “RKS”, të automjeteve me detonimet, “PR”, “KM”, GL”, etj. Por, Qeveria e Kosovës e ka zgjatur këtë afat deri më datën 15 dhjetor.

Krejt kjo siaps Qeverisë, pas interesimit të lartë për t’i ndryshuar targat.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023. Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe dhe interesimit të lartë për regjistrim të automjeteve me targa RKS.” – thuhet në vendimin e Qeverisë.

Gjatë ditës RTK, kishte raportuar se ka interesim të madh të qytetarëve serb, për zëvendësimin e targave ilegale.

Qytetarët serbë kanë dalë edhe në jug të Mitrovicës për të bërë kontrollimin teknik të automjeteve, raporton RTK.

Nga 1 nëntori deri më 29 nëntor janë regjistruar mbi 3 mijë vetura me targa RKS.

Historiku për targat

Në lidhje me vendimin për targat, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kishin kërkuar Kosovës të shtyjë afatin, për gjobitjen e atyrë që s’pranojnë t’i ndryshojnë targat. Kërkesa e ShBA-ve ishte që afati të shtyhej për dhjetë muaj.

Pas një refuzimi fillestar, qeveria ishte munduar ta kamuflonte shtyrjen.

Në ndikimin e presionit të jashtëm, më 28 tetor, Qeveria e Kosovës kishte dalë me planin që vendimi për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia të zbatohet në disa faza.

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, kishte thënë Kurti.

Kjo shtyrje nuk i kishte kënaqur faktorët ndërkombëtarë. SHBA-ja dhe BE-ja kishin shprehur zhgënjimin e tyre për mos respektimin e kërkesës se tyre.

Faze e parë e zbatimit të vendimit të qeverisë kishte shkuar mirë, ndërsa me afrimin e fazës së dytë ishin shtuar presionet e aleatëve dhe ishte rritur tensioni në terren.

Më 21 nëntor, kryeministri Kurti kishte pranuar kërkesën e ambasadorit amerikan në Prishtinë që të shtyhej vendosja e gjobave për 48 orë, në mënyrë që t’i mundësojnë BE-së dhe SHBA-ve gjetjen e një zgjidhje.

Më vonë, në një intervistë për një gazetar të huaj, Kurti kishte thënë se shtyrjen e kishte pranuar pasi ishte informuar nga diplomati amerikan për rreziqet që do të mund të shkaktonte në veri vendimi i qeverisë.

Përfundimisht, më 23 nëntor, palët ishin pajtuar që të shtyhet vendimi për targat. Ujdia ishte arritur gjatë një takimi në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Zyrtarët qeveritarë patën thënë se këtë lëshim e kanë bërë për t`i hapur rrugë bisedimeve intenzive për propozimin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme