Shtrohet iftar në Mitrovicë me produkte serbe, qytetarët shpërthejnë në komente - NACIONALE

Shtrohet iftar në Mitrovicë me produkte serbe, qytetarët shpërthejnë në komente

1 vit më parë

nga Arta Avdiu

Ndonëse fushata për bojkotimin e produkteve serbe po vazhdon, në terren nuk po gjenë edhe aq zbatim. Sofra e kosovarëve është e mbushur me prodhime serbe.

Jemi në muajin e Ramazanit. Gjatë këtij muaji besimtarët myslimanë agjerojnë nga lindja në perëndim të diellit. Darka e Ramazanit njihet me emrin Iftar. Në vitet e fundit në Kosovë është bërë traditë që të shtrohen iftare për qytetarët në qendrat e qyteteve.

Por, Iftari i shtruar sot në qytetin e Mitrovicës është bërë viral në rrjetet sociale. Kjo për shkakun së në këtë Iftar ishin servuar produkte serbe. Më konkretisht Coca Cola dhe uji Rosa.

Pasi ka disa muaj që mbahet një fushatë për bojkotimin e produkteve serbe, Iftari me produkte serbe nuk është pritur aspak mirë. Në rrjete sociale ka pasur një sërë komentesh kundër organizatorëve të iftarit në fjalë.

Në një grup në Facebook, që thërret per bojkotim të produkteve serbe me emrin “Mos bli prodhime serbe” një qytetar me emrin Ylber Durmishi, ka njoftuar se në iftarin e shtruar sot në qytetin e Mitrovicës kishte edhe produkte serbe.

"Sonte në qendër të qytetit shtrohet iftari i organizuar nga produkete serrbe Cocacola dhe uji Rosa për qytetarët e Mitrovicës", shkruan Durmishi.

Haram ju qofte

Një komentues me emrin Albert Muharremi duke përdorur një gjuhë jokorrekte, thotë se do agjeronte edhe për një ditë, vetëm të mos sherbehej me produkte serbe.

E kisha vazhdu agjerimin edhe per 1 dit e produkte te shkaut skisha honger”, shkruan Albert Muharremi.

Një tjetër komentues, me emrin Jerenim Michaela Berisha, kritikon organizatorët, duke i quajtur serbo-turq.

Mjer Kosova e Shqiperia se prej qfar horash serboturk udhehiqet. Kjo tregon qarte se shqipetaret jane populli me nivel shume te ulet te vetedijes kombetare, te cilet te vetmit ne evrop qe asimilohen e tjetersohn shume lehte! Rrnoft populli Shqiptar qe kan Kombin para fejeve”, shkruan Jerenim Michaela Berisha.

E me një gjuhë të ashpër komenton edhe qytetari me emrin Avni Morina

Allah për çdo kafshat dhe për qdo gëllënke ujë zinju frymen”, shkruan ai.

Ndërsa, Faton Krasniqi, mallkon gjithë ata që bëjnë iftar me produkte serbe, e sidomos mitrovicasit.

“haram ju kofte kush bene ifar me ato produkte , e sidomos mitrovicasit qe ma se miri e shofin dhe e ndjejne fashizmin e serrbis dhe serrbeve..”- shkruan ai.

Bojkoti

Përmes fushatës “Bojkoto prodhimet serbe” synohet që Kosova ta reduktojë sa më shumë importin e produkteve serbe.

Grupi “Mos bli prodhime serbe”, numëron mbi 110 mijë anëtarë.

Në përshkrimin e grupit tregohen arsyet se pse duhet të bojkotohen produktet serbe.

"Serbia vazhdimisht po e kërcënon sigurinë e Kosovës, ajo me paratë e fituara nga shitja e prodhimeve të veta në Kosovë po i mban strukturat paralele Serbe në Kosovë dhe po armatoset me shpresën se një ditë ushtria Serbe do të kthehet në Kosovë!Sot nuk ka patriotizëm me të madh se në mënyrë paqësore me i dal zot vendit duke mos ble asgjë të prodhuar në Serbi!Dikush e sakrifikoj gjakun për Kosovë e për ne kërkohet të saktifilkojmë paratë!Nuk shitet Kosova për 10 cent më lire”, thuhet në pwrshkrimin e grupit “Mos bli produkte serbe”.

Lajme të ngjashme