Shtimja e jep një tender ku përfshihen për veshmbathje, përfshihen edhe brekët e maicat e brendshme
Komuna e Shtimes del se e ka dhënë një tender i cili parasheh t’i furnizojë edhe me... brekë pambuku.
Shuma totale e këtij tenderi është 5 mijë e 483 euro, dhe veç tjerash do të ofrojë furnizim edhe me disa veshmbathje interesante.
Bëhet fjalë për 100 copë brekë, 50 për burra dhe 50 për gra, që të gjitha për të rritur dhe që të gjitha në ngjyrë të mbyllur.
Po ashtu, janë porositur edhe 30 copë “maica të brendshme” për gra dhe 50 maica të brendshme për burra.


Nuk dihet se për çfarë arsyesh janë lënë 20 gra tjera që do të furnizohen me brekë pambuku edhe pa 20 maica të brendshme.
Përveç tyre, tenderi do të ofrojë furnizim edhe me qorape, shallvare, trenerka, dhe mbështjelëls dysheku me llastik.
Raportimi i plotë sipas Ekonomiaonline.com
Shënim:
Pas raportimeve mediale ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, z. Qemajl Aliu, duke thënë se këto gjësende janë blerë për pacientët që trajtohen në Shtëpinë e Komunitetit për Persona me Retardime Fizike dhe Mendore.
"Përmes këtij reagimi, e sqarojmë dhe njoftojmë opinionin publik se artikujt e përmendur janë të porositur ekskluzivisht për pacientët që trajtohen në Shtëpinë e Komunitetit për Persona me Retardime Fizike e Mendore dhe të cilët për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore kanë nevojë për ndërrim të shpeshtë të rrobave." - u shpreh ai në llogarinë e tij në Facebook.