Shteti ligjor: Njeriu i VV-së i arrestuar për trafikim me njerëz në Bullgari, kthehet në punë në KRU Gjakova - NACIONALE

Shteti ligjor: Njeriu i VV-së i arrestuar për trafikim me njerëz në Bullgari, kthehet në punë në KRU Gjakova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mund të iu duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Hasan Krasniqit, njeriu i Vetëvendosjes që është bërë kryeshef në KRU Gjakova, është kthyer në vendin e tij të punës. Normalisht. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kjo pavarësisht se i njëjti ishte arrestuar e mbajtur në burg për javë të tëra në Bullgari, si i dyshuar për trafikim me njerëz.

Sot ndërmarrja KRU Gjakova e ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e Krasniqit, dhe ky i fundit e ka nisur punën, raporton Nacionale.

Njoftimi pa ndërhyrje:

Bordi i Drejtorëve i KRU ”Gjakova” SH.A, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë; 06.04.2024, mori Vendim për shfuqizimin e Vendimit nr,975 dt.04.03.2024, mbi pezullimin e marrëdhënies së punës për Z. Hasan Krasniqi-Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë.

Z. Hasan Krasniqi i sistemuar në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv i KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë, është i obliguar që të paraqitet në punë nga dt.08.04.2024.

Me aprovimin e këtij vendimi nga Bordi i Drejtorëve Z. Hasan Krasniqi sot ka filluar punën e rregullt si Kryeshef Ekzekutiv pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A.

Stafi i Ujësjellësit i uron mire se ardhje Kryeshefit suksese dhe mbarësi në punë!

Lajme të ngjashme