Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 7 raste të dhunës në familje.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Viti, Rahovec dhe Podujevë,

Në Podujevë raportohet se një burrë ka kanosur bashkëshortën e tij. Policia njofton se i dyshuari është në arrati.

Podujevë 10.01.2023 - 16:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të viktimës rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari nuk është intervistuar pasi që i njëjti gjendet në arrati.” – thuhet në raport.

Në Fushë Kosovë një grua ka rapotuar se i fejuari i saj i ka shpëndarë fotografi intime te familjarët e saj. Policia bënë të ditur se i dyshuari është arrestuar e që pas intervistimit është liruar.

Fushë Kosovë 06.01.2023-NN. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ish i fejuari i saj mashkull kosovar, i ka shpërndarë disa fotografi intime te familjaret e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me venim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” – shkruan raporti.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, një burrë ka kanosur prindërit e tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtine 11.01.2023-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë (prindërit e tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet ndër të tjera në raport.

Është arrestuar një person në Podujevë pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Podujevë, 11.01.2023-20:00 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj viktimës femër kosovare (bashkëshortes se tij).Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruan në raportin e PK-së.

Në Viti janë arrestuar dy vëllezër pasi janë rrahur mes vete. Të dy janë dërguar në mbajtje.

Viti 11.01.2023 - 08:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër), pasi që janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Në Ferizaj është arrestuar një përson pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës së tij.

Ferizaj 11.01.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

Edhe në Rahovec janë arrestuar një çift pasi dyshohet se të njëjtit kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj në vajze të mitur. E dyshuara është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec, 11.01.2023-23:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë (burrë dhe grua) pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare të moshës së mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, specifikon raporti i PK-së.

Lajme të ngjashme