Tre persona e godasin një burrë me shufër metalike në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjilan një person është sulmuar me shufër metalike nga tre persona.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndonësi i njëjti pas trajtimit është liruar për në shtëpi.
“Rr. Zija Shemsiu , Gjilan 11.01.2023-18:15. Viktima mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht me shufër metalike nga tre të dyshuar të pa njohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. Rasti duke u hetuar” – thuhet në raportin e policisë.
