Therret një person në Viti, i dyshuari në arrati
Në Viti thuhet se një person pas një mosmarrëveshje e ka goditur një tjetër me një mjet të mprehtë. Siç njofton policia, viktima është duke u trajtuar në qendrën emergjente të Gjilanit, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Fsh. Pozheran , Viti, 11.01.2023-21:10. Viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje është goditur me një mjet të mprehte –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në qendrën emergjente të Gjilanit, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati” – thuhet tutje në raport.