Shqiptari i dëmton shtëpinë dhe katër makina komshiut italian, ai e vret me pushkë - NACIONALE

Shqiptari i dëmton shtëpinë dhe katër makina komshiut italian, ai e vret me pushkë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një shqiptar është vrarë në Itali mbrëmjen e së enjtes pas një konflikti me fqinjin e tij.

Sipas mediave italiane, viktima është 57 vjeç me origjinë nga Shqipëria, ai u qëllua me pushkë nga fqinji i tij 53-vjeçar.

Dyshohët se viktima dëmtoi me eskavator 4 makina të përkuara të fqinjit të tij e më pas goditi disa herë eskavator muret dhe çatinë e shtëpisë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme komshiut të tij.

Ky i fundit, në rrethana të tilla, mori pushkën dhe qëlloi disa herë në drejtim të 57-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur.

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia italiane. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësit.

Banesa e fqinjit, e dëmtuar me eskavator, është konsideruar e pabanueshme dhe familjarët janë larguar nga shtëpia.

Lajme të ngjashme