Shqiprim Arifi i drejtohet prindërve të nxënësve të aksidentuar në Vragoli: Maturantët janë mirë, mos u shqetësoni
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar pas aksidentit të ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, ku i përfshirë është një autobusë nga Presheva dhe një kamion, dhe janë lënduar rreth 30 persona.
Arifi përmes një video ka kërkuar që të mos shqetësohen, dhe se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Ai tutje ka njoftuar se në autobus kanë qenë maturantë që ishin duke u kthyer nga ekskursioni dhe se komuna së bashku me agjencinë kanë siguruar transportin zëvendësues për të vazhduar rrugëtimin.
“Ju lutemi për mos shqetësim, ne do të jemi pranë tyre për çdo nevojë. Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë.” – ka thënë Arifi.
