Shqetësim e frikë: Hoti thotë se 2.5 miliardë euro janë lënë "në mëshirë të fatit" shkaku i mungesës së bordit në Trust - NACIONALE

Shqetësim e frikë: Hoti thotë se 2.5 miliardë euro janë lënë "në mëshirë të fatit" shkaku i mungesës së bordit në Trust

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë një status në Facebook në lidhje me Trustin pensional.

Sipas z. Hoti, 2.5 miliardë euro të kursimeve pensionale janë lënë “në mëshirë të fatit” për shkak se Trusti ka mbetur pa bord nga data 1 mars e këtij viti.

“Pasojat tanimë po i bartim. Çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 marsi 2023 e këndej. Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për kzitë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në ShBA.” – shkruan z. Hoti.

Sipas tij, në mungesë të bordit të TRUST-it, nuk ka se kush të marrë vendime për tërheqje të investimeve të TRUST-it në tregjet ku ka rënie në këto momente.

“Përveç kësaj, në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga TRUST-i gjatë këtyre muajve nuk do të mund të investohen në tregje financiare,” – argumenton deputeti që me profesion është ekonomist.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme