Shpëton nga vetaksidenti, por goditet për vdekje nga një veturë duke e kaluar rrugën në Deçan - NACIONALE

Shpëton nga vetaksidenti, por goditet për vdekje nga një veturë duke e kaluar rrugën në Deçan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person ka vdekur sot pasi dyshohet se i njëjti është goditur nga një veturë në fshatin Rastavic.

Siç thuhet në një njoftim të policisë për Gazetën Nacionale, personi që u godit nga vetura, fillimisht ishte vetëaksidentuar, dhe më pas kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Ju informojmë se me datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic - Deçan. Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë - Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, thuhet se viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkaqë të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë, ku edhe sot është konfirmuar vdekja e tij.

I dyshuari me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme