Shpërthen “lufta e fjalëve”: shokët e Kurtit i “qepojnë” opozitës, harrohet ditëlindja e Elvana Gjatës
“Lufta” ka shpërthyer pasi kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, dje në Kuvend, shpalosi gjashtë kushtet e tij për të pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Jo ajo “lufta”e paralajmëruar nga disa përkrahës të tij një javë më parë kur i pari i qeverisë së Kosovës nuk u ftua në takimin e ambasadws amerikane për modalitetet e Asociacionit, por lufta e fjalëve në rrjete sociale. Me konkretisht në Facebook.
Analistët pro-qeveritar kryqëzuan opozitën dhe mediat që guxuan t’i vinin në pikëpyetje gjashtë kushtet e Albin Kurtit për Zajednicën, që u shënjtëruan sikurse të ishin dhjetë urdhëresat e Moisiut (Musait).
“Skizofren”, “zvarranik”, “brengosje për gjendjen emocionale”, “qenë endacakë”, “kastravecë” e të ngjashme u përdorën nga analistët për të përshkruar reagimet e opozitës, pasi Kurti plasi “bombën” në Kuvend.
Në pjesën e fundit të tekstit do e shenojmë një datë tjetër të rëndësishme për muzikën shqiptare. Sot, pra ditë e premte, e ka ditëlindjen e artistja më e rëndësishme shqiptare, Elvana Gjata.
Postimi nr.1: Salih Zyba
“Kur marrëveshjet me Serbinë ishin të këqija për ne, kishte protesta në Parlament të Kosovës. Sot, ka protesta vetëm në parlament të Serbisë” – ka shkruar deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba.
Komenti:
Nuk ka ndryshuar aspak përmbajtja e marrëveshjeve dhe formati i dialogut, por ka ndryshuar sjellja opozitare. Sot në Kosovë kemi një opozitë që nuk krijon pengesa për qeverinë, qoftë për arsye të konstruktivitetit, inercionit apo dobësisë. Kjo është arsyeja pse nuk ka protestë në Kosovë. E jo fakti që Kurti ka ndryshuar thelbësisht traken e dialogut.
Postimi nr.2: Shkëlzen Gashi
“Kryeministri i kosovës i qet sërbisë kushte të papranueshme thu ti ky osht komandant i nato-s, e këta 'opozita' thojnë: "klyeministli e planoi asociacionin"... s'di-s'di, ma mirë s'po foli...” – ka shkruar analisti pro-qeveritar, Shkëlzen Gashi.
Komenti:
Dje theksi ishte tek pranimi i asociacionit, e jo të kushtet. Është hera e parë që kryeministri Albin Kurti e ka thënë një gjë të tillë. Ndërkohë kushtet i ka permend qindra herë, por të gjithë e dimë fatin e tyre. Kurti dhe kushtet nuk kanë histori të mirë. Raporti mes tij dhe parimeve është një aferë e dështuar politike, një storie e shfrytëzimit, ku secili kusht, njëri pas tjetrit, e ka pësuar fatin e njëjtë: braktisjen, tradhtinë dhe shkeljen nga autori i tyre, Albin Kurti. Ai është një recidivist që ka shkelë një nga një premtimet. Është një aventurier që ka lënë një premtim të vjetër sapo e ka gjetur një të ri me atraktiv dhe me të dobishëm për interesat momentale. Prandaj kushtet e rënditura sot nuk mund të merren seriozisht kur dihet vargu i gjatë i kushteve të shkelura dhe arkiven e dendur të premtimeve të dikurshme që fshihet rregullisht nga menaxheri i ëebfaqes se VV-se, sa herë që Kurti ndërron fjalët.
Postimi nr.3: Nazir Kraki
“Ne vend te kesaj ju i turreni si qenë endacakë Albin Kurtit i cili veç po tenton me i korrigju tradhetite e krimet e shefave dhe partive qe ju perfaqesoni. Dhe kete e beni me zell aq proserb saqe edhe vet serbet habiten”, shkruan i vetëquajturi Nazir Kraki.
Fajlët e këtij personi nuk ja vlejnë të komentohen. Por, befasia është se ka marrë 1 mijë pelqime në këtë postim. Kush janë more këta njërez që i bëjnë “like” këtij postimi apo këtij prosori?
Postimi nr.4: Skivi
“Elvana Gjata mka dal ma burr se shumica e reperave, edhe ma burr se atyne qe ju kom thon shok/repera”- shkruan rep-artisti Visar Zef Shala, i njohur me emrin artistik Skivi.
Elvana Gjata mka dal ma burr se shumica e reperave, edhe ma burr se atyne qe ju kom thon shok/repera.
— Visar Zef Shala (@SkiviSkillz) January 3, 2023
Komenti:
Në kulturen shqiptare burrëria shënon idealin e përsosmerisë. Burrëia është trimëri, besnikëri, sinqeritet dhe drejtësi. Duke qenë kështu burrat janë njerëz të mirë dhe gratë janë njerëz të keqij. Të liga, Të pabesa. Të pasinqerta. Të padrejta. Ky kuptim i burrërisë demonizon gratë, prandaj ato lehtë janë viktima të dhunës, vrasjes e diskriminimit. Vetë shprehja e Skivit nënkupton se ai është i befasuar se si një grua, pra në këtë rast Elvana Gjata, ka dalë te jetë person më i mirë se sa disa burra tjerë. Çfarë befasie pra, një grua ka dalë të jetë me besnike dhe e sinqertë se shumë burra. Diçka e papritur. Pra, për një person konkret ka dyshime që mundet të jetë njeri i mirë për shkak të seksit dhe gjinisë së saj. Urrejta nuk nis me vrasje, përdhunime, dhunë fizike, aborte selektive, nisë me gjuhë të tillë demonizuese dhe paragjykuese. P.s. Elvana Gjata sot ka ditëlindjen. Ja uroj gjitha të mirat, së padyshim është artistja më e mirë shqiptare që 20-vjet.

