Shpërthen debati rreth Rugovës e Demaçit, shkak një fotografi e ish-presidentit në Parlamentin Evropian
Ibrahim Rugova e Adem Demaçi janë simbole të dy rrymave të ndryshme politike. Në shoqërinë kosovare, emrat e dy lauratëve të çmimit prestigjioz “Sakharov” janë vijë-ndarëse e dy traditave politike, duke ngjallur debat sa herë që përmenden e kaluara e tyre. Majftoi vetëm një fotografi e z. Rugovës që debati në rrjetet sociale mbi rëndësinë e njërit dhe sipërinë e tjetrin të shpërthejë porsi një vullkan.
Gjatë ditës së djeshme, një fotografi e Volodymyr Zelenksy, presidenti karizmatik i Ukrainës, dhe Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian u bë virale në rrjetet sociale në gjithë vendin. Entuziami për këtë fotografi ishte se në prapavijë të saj shihej presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova.
E entuziazmuar nga publikimi i kesaj fotografie ishte edhe vetë presidentja e vendit, Vjosa Osamani, e cila ndonëse vetëquhet rugoviste, u bë pjesë e një partie që asocohet më shumë me kundërshtarin e tij politik, Demaçin.
“Një foto sa njëmijë fjalë. Por një më e veçantë: Liri”, ka shkruar ndër tjerash Osmani, duke bashkangjitur gjithashtu hashtagun “Ibrahim Rugova” dhe “Mbështesim Ukrainën”.
Por simbolika e fotografisë së dy presidentëve nga holli i Parlamentit Evropian nuk u pelqeu të gjithëve. Madje, disa nëpërmjet një cinizmi gjysmak, që hera-herës shpërfaqej edhe si mosdurim, padurim e qe besa edhe neveri, tentuan të relativizojnë rëndësinë e simbolikës dhe të vetë trashëgimisë politike të Rugovës. Pra fotografia ktheu përsëri debatin për rivalitetin dhe kontributin e dy shqiptarëvë laureatë të çmimit "Saharov", Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit.
Me konkretisht, analistët që njihen si demaçist kritikuan euforinë e krijuar për fotografinë, dukë thënë se dy presidentët nuk kanë ndonjë gjë të përbashkët.
Rugova përball Zelenskyt
Kritika përqëndrohej në dallimet e pretenduara dhe mosngjashmëritë e Rugovës dhe Zelenksyt. Nga të parët që reagoi për të kundërshtuar ngjashmeritë mes presidentit Rugova dhe Zlenskyt ishte analisti Imer Mushkolaj, statusi i të cilit mund të konsiderohet si epitoma e gjithë këtij debati.
Ai shkroi se Rugova nuk ka asgjë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Zelenskyn, sepse ish-presidenti Kosovar kishte refuzuar të luftonte.
“Krejt OK, po e kuptoj euforinë e lëdëkëistëve, por nuk po e kuptoj çka ka të përbashkët Rugova me Zelenskyn. I pari refuzoi ta udhëheq luftën, i dyti u vu në ballë të saj”, ka shkruar Mushkolaj.
E, gjuhë më të ashpër ndaj ish-presidentit Rugova kishte përdorur gazetari i KTV-së, Besnik Krasniqi, i cili së fundmi po tenton të paraqitet edhe si analist në medien ku punon. Analisti rinosh shkroi se sikur Zelensky ta kishte ndjekur rrugën e Ibrahim Rugovës, pushtimi rus do të shkonte thellë në Evropë.
“Te kuptohemi: Sikur Zelenskyy te percaktohej per rezistence paqesore, sot Rusia kish depertu thelle ne Evrope, deri te kufiri me Hungarine e Sllovakine”, ka shkruar Krasniqi.
Natyrisht analistit pro-qeveritar Bleron Baraliu, që ndryshe njihet si demaçist i devotshëm, nuk i shpëtoi rasti të hedh ca shigjeta në drejtim të Rugovës së ndjerë. Në fakt, shigjetat nuk qenë helmuese, pasi Baraliu përdori terme politikisht jokorrekte, duke e quajtur Rugovën, një kundërshtar të vendosur të fashizmit serbe, si frikac.
“Hajde tash rugovista, na tregoni si i ndjeri Rugova nuk ka qenë fare frikacak pacifist që ka pas tremë nga lufta dhe vra në thelb shpirtin luftarak por në fakt e ka çlirua Kosovën! - "me pendë e mendë", si keni dëshirë të ëndërroni e retushoni”, shkruan Baraliu.
E Blerim Latifi, analist dhe profesor universitar, tregohet me i butë në komentimin e fotografisë së famshme, duke kujtuar se në atë holl të PE-së gjendjet edhe fotografia e veprimtarit, Adem Demaçi.
“Të gjithë laureatët e Çmimit "Saharov", të cilin e jep Parlamenti Europian, i kanë fotografitë e vendosura në një hapësirë që i dedikohet pikërisht këtij çmimi. Derisa në këtë pamje të çastit fotografia e Rugovës qëndron prapa Zelenskit dhe kryetarës së Parlamentit Europian, në murin përballë tyre qëndron fotografia e një shqiptari tjetër të madh, i cili e ka marrë këtë çmim shtatë vjet para Rugovës. Fotografia e Adem Demaçit”, ka shkruar Latifi.
Rugova & Demaçi
Ibrahim Rugova, lideri i shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 90-ta dhe pas luftës, së bashku me Adem Demaçin, është ndër dy shqiptarët e vetëm që e ka fituar çmimin Sakharov, çmimin për liri të mendimit, të cilin e jep Parlamenti Evropian. Andaj, si fitues i Sakharovit, fotografia e Rugovës qëndron krenarisht në hollin e Parlamentit Evropian, që është institucioni më i lartë përfaqësues i Evropës.
Në fakt, fotografia e Rugovës në PE është përfaqësuesja më e mirë e një përpjekjeje humaniste e të gjatë për liri e demokraci të kosovarëve, e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht. Ndryshe, Rugova respektohet e nderohet si përfaqësues i një lëvizjeje pacifiste që kundërshtonte sistemin e apharteidit të instaluar nga ish-diktatori serb, Sllobodan Milosheviq. Për shkak të përpjekjes së tij paqësore, të cilën e ndoqi paekuivoke deri në vdekje, Rugova e mori edhe nofkën e “Gandit të Ballkanit”./ Redaktoi: Mirlind Behluli

