Shkrumb e hi: Brenda vilës së djegur të deputetit të VV-së Mefail Bajqinovci në Podujevë - NACIONALE

Shkrumb e hi: Brenda vilës së djegur të deputetit të VV-së Mefail Bajqinovci në Podujevë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci mbrëmjen e së martës i është djegur vila në një fshat të Podujevës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bajqinovci ka thënë se sipas policisë, dyshohet se rasti ka të bëjë me “zjarrvënie”.

“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, në lidhje me rastin, policia deklaroi:

“Podujevë 15-24.09.2024 – NN. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”.

Nacionale qëndroi sot gjatë ditës atje. Ndiqni pamjet e fotoreporterit Visar Kadrolli:

Lajme të ngjashme