Shkon në 6,326 numri i viktimave të tërmetit në Turqi e Siri
Të paktën 6,326 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë janë vrarë nga tërmeti me magnitudë 7.8 që ka goditur rajonin ditën e hënë.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), vetëm në Turqi numri i të vdekurve është rritur të martën në 4,544, në dhjetë provincat e prekura.
Ndërkohë sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, është raportuar se numri i të vrarëve në Siri është më shumë se 1,782, me më shumë se 970 të vrarë në zonat e kontrolluara nga opozita, dhe 812 në zonat e kontrolluara nga qeveria.
Raportohet se numri i të lënduarve në të dyja vendet ka shkuar mbi 30,474.

