Shkarkohet ministri serb, kërkoi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë - NACIONALE

Shkarkohet ministri serb, kërkoi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Serbisë ka shkarkuar ministrin e Ekonomisë, Rade Basta. Ai është shkarkuar me 149 vota për.

Basata ishte zgjedhur në postin e ministrit në tetor të vitit 2022, raporton N1.

Basta njoftoi më parë në Tëitter se kishte formuar lëvizjen Rruga Evropiane dhe se do të merrte pjesë në të gjitha zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka thënë se arsyeja e shkarkimit të tij nga pozita në Qeveri ka qenë se ka kërkuar që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Gjithashtu, ai ka përkrahur edhe protestat që po mbahen në Serbi.

Lajme të ngjashme