Shikoni se si Putin i përbuz ministrat e tij para kamerave - NACIONALE

Shikoni se si Putin i përbuz ministrat e tij para kamerave

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin Denis Manturov në një video-lidhje publike.

Qortimi publik u shkaktua nga mungesa e kontratave qeveritare për kompanitë ruse. Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Manturov u përgjigj se "projektet investuese" tashmë kishin filluar. Putin u ankua se kjo po zgjatte shumë. Maturov nuk u pajtua.

Atëherë shefi i Kremlinit reagoi ashpër duke thënë se pse "po më bëni budalla mua", pastaj ai i bëri një njoftim të qartë Maturovit.

Putini e mbylli bisedën me ta me një kërkesë se gjithçka duhet të bëhet brenda një muaji.

Manturov ka qenë ministër në kabinetin e Putinit që nga viti 2012. Në vitin 2022 ai u emërua zëvendëskryeministër i Rusisë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme