"S'duhet të heshtim": Ish presidenti i Serbisë i reagon ashpër Sheshelit pasi kërcënoi Rada Trajkoviqin - NACIONALE

"S'duhet të heshtim": Ish presidenti i Serbisë i reagon ashpër Sheshelit pasi kërcënoi Rada Trajkoviqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, ka bërë disa deklarata konspirative e të rrezikshme për politikanen serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq. Atij tashmë i ka reaguar presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Sheshel ndërlidhi fatin e politikanit serb nga Kosova që u vra në vitin 2018, Oliver Ivanoviqit, me atë që mund ta priste Rada Trajkoviqin.

Ai u shpreh se Ivanoviq u vra nga autoritetet kosovare ndërsa vrasja iu atribuua Serbisë. Sipas tij, një gjë e tillë mund të pres edhe Rada Trajkoviqin.

E ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i doli në mbrojtje të politikanes serbe nga Kosova me anë të një postimi të ashpër në Twitter.

“Është e frikshme ajo që tha Shesheli në Pink. Në vend se t’i sigurohet mbrojtje për shkak të kërcënimeve ndaj të cilave është ekspozuar, Shesheli i thotë në frekuencë kombëtare se do të vritet si Oliveri. Për këtë nuk duhet të heshtim!”u shpreh ai.

Në një postim tjetër, ish presidenti i Serbisë denoncoi edhe televizionin por edhe policinë.

“Çfarë bën policia kur kërcënimet me vdekjen bëhen publikisht? Çfarë po bëjmë ne të gjithë si shoqëri nëse heshtim për këtë?”shkroi ai.

Në anën tjetër, nuk ka pasur reagime publike pas deklaratës kërcënuese të Sheshelit.

Rada Trajkoviq është mes kandidatëve për deputetë që mund të jenë në listë për të zëvendësuar deputetët e dorëhequr të Listës Serbe. Kandidati nga partia e saj, Cvetko Veljkoviq tashmë është futur në listën e parë prej 10 kandidatësh, bashkë me nëntë kandidatët e mbetur të Listës Serbe.

Lajme të ngjashme