Kandidati i vetëm që s'është nga LS del ish këshilltari i Kurtit që heroizonte Mlladiqin - NACIONALE

Kandidati i vetëm që s'është nga LS del ish këshilltari i Kurtit që heroizonte Mlladiqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

I vetmi zëvendësues deputeti që nuk është nga Lista Serbe quhet Cvetko Veljkoviq. Ai është rival politik i Listës Serbe, si pjesë e GI SPO-së. Por, fatkeqësisht e kaluara e tij nuk jep aq shumë shpresë.

Cvetko Veljkoviq ishte emëruar këshilltar i kryeministrit Kurtit në Qeverinë Kurti I. Ai zëvendësonte Nenad Rashiqit i cili kishte dhënë dorëheqje në atë kohë.

Por, e kaluara z. Veljkoviq nuk duket aq e ndritur.

Veljkoviq është kontaktuar nga Nacionale tashmë për të kuptuar qëndrimin e tij: do të betohet si deputetet apo do të ndjekë politikën e njëjtë si Lista Serbe?

Por, Veljkoviq në vitin 2014 bënte veprime të pahijshme. Ai kishte shpërndarë këngë heroizuese për kriminelin serb të luftës, Ratko Mlladiq.

Mlladiq – duhet kujtuar audiencën – është dënuar me burgim të përjetshëm për 10 akuza për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Kënga e shpërndarë nga Veljkoviq ishte publikuar nga një kanal i quajtur “Këngë patriotike serbe” dhe titullohej “Ratko Mlladiq – po më gjykojnë”.

Po ashtu, ai shpërndante edhe lajme që kishin të bënin me mohimin e shtetësisë së Kosovës.

A ka të tjerë?

Nëse këta kandidatë refuzojnë të betohen si deputetë të Kosovës, atëherë ka vetëm edhe pak kandidatë të tjerë bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Nga partia në të cilën bënte pjesë Veljkoviq janë vetëm edhe dy kandidatë. Është Milan Dabiq dhe është ish deputetja Rada Trajkoviq.

Në anën tjetër, vetëm pesë kandidatë janë nga partia Srpski Demokratski Savez – SDS: politikani me përvojë, Sllavisha Petkoviq; Mihailo Sqepanoviq, Jasmina Zdravkoviq, Srboljub Andrejeviq dhe Esada Rexhepi.

Lista Serbe në anën tjetër i ka veëtm edhe dhjetë kandidatë të mbetur për deputetë, nëntë prej të cilëve tashmë janë përcaktuar për zëvendësim.

Kjo nënkupton se numri i kandidatëve të mbetur është vetëm edhe tetë në rast se dhjetë zëvendësuesit e përcaktuar japin dorëheqje.

Këta janë të gjithë kandidatët për deputetë që është përcaktuar të zëvendësojnë deputetët e dorëhequr të Listës Serbe:

Lajme të ngjashme