Sherifi: Kur Kurti flet serbisht Ivanoviqin e shpall hero, ndërsa në shqip i thotë kriminel
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar vlerësimet e kryeministrit Albin Kurti dhe kryekuvendarit Glauk Konjufca për ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq, i cili dyshohet për krime ndaj shqiptarëve.
Ai ka thënë se Kurti dhe Konjufca i ndryshojnë vlerësimet për politikanin serb varësisht prej gjuhës që flasin.
Sipas tij, kur ata flasin në gjuhen serbe Ivanoviqin e vlerësojnë si hero, kurse kur flasin në gjuhen shqipe atë e quajnë kriminel.
“Për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën kush është Oliver Ivanoviçi nuk e përcaktojnë veprat e tij por gjuha përmes së ciës ata flasin për të! Kur flasin për Ivanoviçin në gjuhën serbe e shpallin hero, ndërsa kur flasin për të në gjuhën shqipe i thonë kriminel! Dyfytyrësi e pashembult!”, ka shkruar Sherifi.