Shemsi Mustafa: Kosova mund të goditet nga tërmetet çdo 5 vjet - NACIONALE

Shemsi Mustafa: Kosova mund të goditet nga tërmetet çdo 5 vjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova mund të goditet nga tërmetet çdo pesë vjet, ka thënë Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës.

Mustafa në një prononcim për Kallxo.com, ka thënë se Kosova është goditur nga tri tërmete, duke përmendur atë të vitit 2002 në Gjilan, në vitin 2010 në Istog, si dhe vitin 2013 në Vushtrri.

Sipas kësaj, ai thotë se për 13 vite ndodhën tri termete me magnitudë deri në 5.7 shkallë.

“Në agjencinë tonë, jemi dy zyrtarë sizmologë, andaj edhe kapaciteti ynë për studime është shumë i kufizuar. Si obligim e kemi të bëjmë studime mikrosizmike, sidomos në zonat urbane ku planifikohet të bëhen ndërtime të larta. 5.0, 5.5 shkallë të rihterit është ndër mesatare. Faktikisht Kosova u goditë nga tri tërmete, në 2002, tërmeti goditi Gjilanin, Istogun në 2010-ën dhe Vushtrrinë në vitin 2013. Kjo tregon që brenda 13 vjetëve në Kosovë ndodhën tri tërmete me magnitudë deri në 5.7 shkallë të rihterit saqë harta e jep që probabiliteti i këtyre ngjarjeve, çdo 5 vjet mund të ndodhin tërmete në Kosovë e jep me një përqindje 72% por nëse e marrim këtë, faktikisht doli qind për qind.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme