Më shumë se 21 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri
Numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës në të dy anët e kufirit në Turqi dhe Siri, tani ka shkuar në më shumë se 21,000.
Sipas AFP-së, zyrtarët dhe mjekët kanë njoftuar se vetëm në Turqi janë regjistruar 17,674 njerëz që kanë humbur jetën, ndërsa në Siri 3,377, duke e çuar kështu totalin e konfirmuar në 21,051.
Kujtojmë se tërmeti i së hënës, goditi në qytetin turk Kahramanmaras më një fuqi prej 7.8 ballë, ndërsa u përcoll nëntë orë më vonë nga një tërmet tjetër me fuqi 7.5 ballë.
