Shefi i NATO-s bën thirrje që të de-përshkallëzohet situata mes Kosovës dhe Serbisë - NACIONALE

Shefi i NATO-s bën thirrje që të de-përshkallëzohet situata mes Kosovës dhe Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për de-eskalim të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Forcat tona, KFOR-i, do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar ambient të sigurtë,” – u shpreh z. Stoltenberg para gazetarëve sot, pasi takoi kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Një takim është thirrur nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk dihet nëse do të mbahet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do të shkonte “teknikisht” në takim, por se nuk do ta takonte direkt kryeministrin Kurti.

Në anën tjetër, Kurti sot gjatë një aktiviteti në Llap ka thënë se do ta pres vizitën e Jetish Jasharit te policët e kidnapuar nga Serbia me të dhënat që do t’i mbledhë për të parë nëse do të shkojë ose jo në Bruksel.

Borrell kishte treguar për planet e tij që të thirrte një takim urgjent gjatë javës së kaluar.

Lajme të ngjashme