Shefi i inteligjencës ukrainase: Putini do të vdesë së shpejti, ne mendojmë se ka kancer - NACIONALE

Shefi i inteligjencës ukrainase: Putini do të vdesë së shpejti, ne mendojmë se ka kancer

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Shefi i shërbimit inteligjent të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kiril Budanov, në një intervistë për ABC News, foli për zhvillimet aktuale të situatës në Ukrainë dhe iu referua sulmeve në bazën ruse Engels, si dhe gjendjes së shëndetin të Vladimir Putin. Kur u pyet nga një gazetar nëse Ukraina ishte përgjegjëse për sulmin në bazën e Engels, Budanov tha se ai nuk mund të përgjigjet.

"Nuk mund t'i përgjigjem kësaj pyetjeje deri pas përfundimit të luftës. U gëzova që pashë atë sulm, ky është reagimi im. Mendoj se do të ketë më shumë sulme, gjithnjë e më thellë në territorin rus", tha ai.

Putini është i sëmurë përfundimisht, pohon Budanov

Budanov theksoi se sulmet mund t'i referohen edhe Krimesë, veçanërisht nëse merret parasysh se Krimea është pjesë e Ukrainës dhe se Ukraina mund të përdorë çdo armë në atë zonë. Pas kësaj, ai iu përgjigj edhe një pyetjeje për gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin.

"Po, ai është i sëmurë, në fazën terminale. Mendoj se do të vdesë shumë shpejt, shpresoj. Mendojmë se është kancer. Këtë e dimë nga burime të afërta me Kremlinin, pra me vetë Putinin", tha Budanov. Ai arriti në përfundimin se në rast të vdekjes së Putinit do të ketë një transferim të pushtetit, por se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë para vdekjes së presidentit rus. /Nacionale/

Lajme të ngjashme