ShBA-ja mirëpret certifikimin e partive politike: Procesi zgjedhor duhet të mbetet i paprekur nga ndërhyrjet politike
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur procesin e certifikimit të partive politike dhe kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë.
Në një deklaratë, ambasada ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë përmbushur detyrat e tyre për realizimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe të drejtë, duke kontribuar kështu në forcimin e demokracisë në vend.
Përmes këtij mesazhi, ambasada ka bërë thirrje që zgjedhjet të zhvillohen me transparencë dhe besueshmëri, pa ndërhyrje politike.
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e kënaqur që të gjithë kandidatët e kualifikuar janë certifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe institucionet e Kosovës kanë përmbushur rolet e tyre, të cilat janë thelbësore për një demokraci të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Procesi zgjedhor duhet të mbetet i transparencës, besueshmërisë dhe i paprekur nga ndërhyrjet politike. Votuesit duhet të vendosin se kush do të zgjidhet sipas sistemit demokratik të Kosovës dhe të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo përpjekje për politizimin e procesit zgjedhor." - thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.
The U.S. Embassy is pleased all eligible candidates have been certified for the February 9, 2025 elections and Kosovan institutions fulfilled their roles which are essential for a resilient and inclusive democracy. The electoral process should remain transparent, credible, and…
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) December 31, 2024