ShBA-ja i çon mesazh Kosovës e Serbisë: Përmbahuni nga veprimet e pakoordinuara - NACIONALE

ShBA-ja i çon mesazh Kosovës e Serbisë: Përmbahuni nga veprimet e pakoordinuara

1 vit më parë

nga NACIONALE

ShBA-ja është ende mbështetëse e fuqishme e dialogut.

Në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit e konfirmoi mbështetjen amerikane për dialogun.

Në përgjigje thuhet se ShBA-ja “vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”.

Tutje, DASh-i u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që “të përmbahen nga retorika e mëtejshme përshkallëzuese, veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve të tyre ose që rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë”.

Lajme të ngjashme