ShBA e qartë, i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit "urgjentisht dhe me kufizime" - NACIONALE

ShBA e qartë, i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit "urgjentisht dhe me kufizime"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe pas sulmit terrorist në Bansjkë të Zveçanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Evropian kërkojnë që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut për normalizimin e raporteve mes dy vendve. Kërkesat për themelimin Asociacioni i komunave me shumicë serbe janë rritur së fundmi. Madje ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier beson se ngjarja e 24 shtatorit nuk do të ndodhte nëse palët do të kishin zbatuar plotësisht detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit Zbatues. Çfarë ndodhi?

Themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe “duhet të ndodh urgjentisht”, ka thënë ambasadori Hovenier, në një intervistë me “Bloomberg”.

Sipas Hovenierit, komuniteti serb në Kosovë ka një numër shqetësimesh dhe Asociacionin e shohin si një mënyrë që ndihmon në adresimin e atyre kërkesave.

Megjithatë, diplomati amerikan thotë se një Asociacioni i tillë nuk duhet të përmbajë kompetenca ekzekutive “duhet të ketë kufizime, sepse ne besojmë se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim destabiliteti”.

Tutje, ai ka përmendur rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj.

Sigurisht që ngjarjet e 24 shtatorit kanë krijuar më tej një mjedis që është më pak i favorshëm që dy liderë të ulen së bashku nën lehtësimin e BE-së dhe të arrijnë në një mirëkuptim të përbashkët. Por ngjarjet e 24 shtatorit nënvizojnë gjithashtu se sa urgjente është kjo. Më duhet të besoj se nëse të dyja palët do të zbatonin plotësisht detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit Zbatues, rrethanat që pamë më 24 shtator nuk do të ndodhnin. Dhe kështu, nga këndvështrimi ynë, është jetike, është urgjente të kthehemi në një proces”, ka thënë ambasadori amerikan

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në konferencën e se premtes në Tiranë, tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen Marrëveshjes së Ohrit.

Ajo nga kryeqyteti shqiptar kërkoi kompromise nga të dy palët.

Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo që presim është më shumë gatishmëri për kompromis dhe kurajë për t’u bërë ballë edhe rrymave të kundërta të politikës së brendshme. Pikërisht mbi këto baza është ngritur BE”, tha ajo në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.

Ndërsa, menjëherë pas sulmit në Banjskë, ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, kishte thënë se është e nevojshme të formohet Asociacioni Komunave Serbe.

Mendoj se janë pikërisht ata elementë në tavolinë që i përkasin atje dhe e di që është e vështirë të përqendrohesh në to, veçanërisht kur e kemi parë krizën në ditët e fundit, por kriza nuk do të thotë që mund të injorosh atë që ke duhet të bëjmë, që është të arrihet një zgjidhje politike”, theksoi Hill.

Hill kishte theksuar se është në interesin e SHBA-së që të vazhdojë gjetja e një zgjidhjeje politike “të bazuar në elemente të qarta që janë pjesë e marrëveshjes së arritur 5-6 muaj më parë”.

Duam të shohim formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Është e drejtë të thuhet se Kurti nuk është entuziast për këtë, por mendoj se ai e kupton që është një nga elementët kyç në tavolinë, ashtu siç duhet të vazhdojmë me ndërkombëtarizimin, që nënkupton mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Këto nuk janë hapa të lehtë për palën serbe, por janë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme”, tha ai.

I pyetur për të ardhmen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe marrëveshjes nga Brukseli dhe Ohri, ambasadori amerikan thekson se, “sado i vështirë të jetë dialogu për pjesëmarrësit, ne duhet të vazhdojmë”.

Lajme të ngjashme