Shala nga IKD-ja: Qeveria me qasje armiqësore ndaj administratës publike - NACIONALE

Shala nga IKD-ja: Qeveria me qasje armiqësore ndaj administratës publike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi për T7 ka thënë se Qeveria Kurti ka qasje armiqësore ndaj administratës publike si dhe nuk tregohet e kujdesshme ndaj Kushtetutës.

Ai ka përmendur Ligjin për Zyrtarët Publik i cili sipas tij, do të politizojë administratën shtetërore.

“Me këtë ligj dëmtohet rënd edhe sistemi i karrirës për shkak se një zyrtar publik nuk ka motiv të avancohet, sepse e di që ai mund të zëvendësohet kurdo që ndërron qeveria me një militant partiak. Kjo qasje ju konvenon partive politike që kur të vijnë në pushtet t’i kenë dy mijë pozita të lira për të shpallur konkurse. Kështu që me këtë ligj po synohet të krijohet mundësia që qeveria të bëjë cka të dëshiron më adminstratën publike.” – ka thënë ai.

Shala ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publik do t’u vështërsonte mundësia e rikithimit në vend të punës pas ankesave të zyrtarve publik në pozitat që kanë pasur brenda një mandate qeveritar.

Më tej ai shto se qasja e tillë e qeverisë definitivisht e shkatërron administratën publike.

Lajme të ngjashme