Shahini: Sheshi "Xhorxh Bush" u shndërrua në simbol të tenderëve, bllokadave dhe popullizmit - NACIONALE

Shahini: Sheshi "Xhorxh Bush" u shndërrua në simbol të tenderëve, bllokadave dhe popullizmit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, kritikoi kundërkandidatët e saj të partive të tjera për çështjen e sheshit Xhorxh Bush.

Shahini e përshkroi situatën e krijuar si “përballje burrash për territor”, duke i akuzuar për shndërrimin e tij në "simbol të tenderëve, bllokadave dhe popullizmit."

“Tre burra, një shesh – përshesh! 🤦🏻

Njëri e mbylli për ta kthyer në qendër tregtare, tjetri e bllokoi, i treti do ta hapë për vetura.

Në këtë përballje burrash për territor, sheshi u shndërrua në simbol të tenderëve, bllokadave dhe popullizmit🤯

Prishtina meriton më shumë përgjegjshmëri se kaq!” – shkroi Shahini ne Facebook.

Lajme të ngjashme