Shahini: Prodhuesit vendor detyrohen të shkojnë në Serbi për të blerë thëngjill për shkak të politikave të qeverisë - NACIONALE

Shahini: Prodhuesit vendor detyrohen të shkojnë në Serbi për të blerë thëngjill për shkak të politikave të qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agim Shahini, kryetar i AKB-së shprehu shqetësimin e tij për linçimet që sipas tij, qeveria po bën ndaj bizneseve vendase në emisionin EURO n'7.

Ai pohon se qeveria duhet të rimendojë urgjentisht strategjinë e saj pasi linçimet e bizneseve vendase janë jashtëzakonisht të dëmshme dhe po çojnë në një pasiguri të madhe për investimet e huaja në vend.

Ai po ashtu ka thënë ky qëndrim i qeverisë ndaj biznesece ka bërë që shumë prodhues vendas të blejnë produkte thelbësore për prodhimin e tyre edhe në Serbi, si rezultat i kufizimeve të vendosura nga qeveria.

"Në njërën anë themi mos blini prodhime serbe e në anën tjetër prodhuesit detyrohen që për shkak të politikave të qeverisë, të shkojnë në Serbi për të blerë thëngjill, kjo nuk ka asnjë kuptim”, ka thënë Shahini.

Lajme të ngjashme