Shabani për hulumtimin e Nacionales: Pushteti po i përndjekë shërbyesit publikë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Isak Shabani, ka folur në lidhje me hulumtimin e Gazetës Nacionale, në lidhje me largimin e hetuesve policorë, të cilët po mirreshin me rastet e mëdha të korrupsionit e që lidhen me eksponent të pushtetit.
Ai ka thënë se pushteti po i përndjekë shërbyesit publikë.
“Duhet të tregoni pse po i largoni hetuesit që po merren me aferat e juaja. Po i përndiqni shërbyesit publikë. Kjo është e tmerrshme.” – ka thënë deputeti i PDK-së.