“Sfidon Burdushin”; “rrenën e ka patologjike”: Pretendimi i Pecit për bukën e motmotit i çuditë të gjithë
Pretendimi i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, se Kosova për herë të parë ka siguruat bukën e motmotit ka çuditure të gjithë.
Një pretendim i tillë në fillim të fushatës së korr fshirjeve është parë si propagandë nga ministri Peci.
Koordinatori i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Naim Ismajli, është befasuar nga pretendimet e ministrit të Bujqësisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me parashikimin e tij Peci e ka sfiduar edhe Burdushin.
“Faton Peci me parashikime sfidon Burdushin! Sot Ministri Peci doli me një parashikim se rendimentet e grurit në Kosove do të sigurojnë bukën e motmotit, po citoj: “Falë Zotit Kosova siguron bukën e motmotit!”, ka shkruar Peci. Kësaj propagande do t’ia kishte zili edhe Enver Hoxha për produktivitetin e kooperativave bujqësore”, ka shkruar ai.
Sipas tij, pretendimi i ministri në fjalë është gënjeshtër.
“Kjo gënjeshtër e radhës është shumë e ngjashme me gënjeshtrën për villen e Radojçiqit që ministri Peci thoshte se u negociua formimi i qeverisë në vitin 2017, në atë vilë, ndërsa vila është ndërtua në vitin 2022. Edhe kjo gënjeshtër për sigurimin e bukës për herë të parë në historinë e pasluftës ende pa i përfunduar të korrurat e grurit janë si parashikimet e Burdushit. Popullzimi i ministrit Peci reflekton paditurin dhe injorancën e skajshme të një ministri ku gënjeshtrën mundohet ta shet për të mirëqenë”, ka shkruar ai.
Ndaj pretendimeve të ministrit ka reaguar edhe gazetari Lirim Mehmetaj.
Duke u thirrur në mendime të ekspertëve, Mehmetaj i ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit.
Ai ka thënë se ministri Peci është mashtrues.
“Fushata e korrje-shirjeve veç sa kish fillu, d.m.th as 2% nuk ish korrë akoma, rrjedhimisht në këtë fazë, siç më treguan ekspertët, ish e pamundur të dihet se cili do jetë rendimenti final. Kujdes nga Pec Mashtruesi, rrenën e ka patologjike, të pakontrollueshme”, ka shkruar Mehmetaj në profilin e tij në “Facebook”.
Në orët e paradites, Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, përmes një video-selfie ka dhënë lajmin e madh.
Ai ka bërë me dije se Kosova e ka siguruar bukën e motmotit!
“Të dhënat nga terreni tregojnë se për herë të parë që nga paslufta sigurojmë bukën e motmotit. Një angazhim i tillë është falë përkrahjes së Qeverisë, punës së zellshme të fermerëve dhe begatisë prej Zotit”, ka thënë ai.
Peci tutje tha se ky është edhe një tregues i qartë se me angazhim të sinqertë dhe punë meritore nuk ka objektiv që nuk arrihet.
“Zoti e bekoftë bukën e Kosovës, Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!”, është shprehur ministri Peci.