Sesioni i ri me pika të vjetra, opozita kritikon Kuvendin për mosefikasitet - NACIONALE

Sesioni i ri me pika të vjetra, opozita kritikon Kuvendin për mosefikasitet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës sot ka filluar sesionin pranveror të punës duke diskutuar për çështje që ishin paraparë të shqyrtoheshin në sesionin vjeshtor të Kuvendit.

Deputetët e opozitës kanë thënë se kjo ka ndodhur për shkak të mosefikasitetit të punës së Kuvendit.

Për këtë çështje ata fajtor kanë bërë Lëvizjen Vetëvendosje, e cila udhëheq koalicionin qeverisës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se dhjetëra pika të vitit të kaluar nuk janë shqyrtuar fare.

Sa i përket efikasitetit të këtij kuvendi, të kësaj mazhorance, më se miri flet edhe ky rend ditë, ku sot po e fillojmë sesionin pranveror me pika të seancës së 15 shtatorit, që ka qenë seanca e parë e sesionit vjeshtor. Kemi me dhjetëra pika të pa përfunduara në kuadër të kësaj agjende legjislative si pasoj e mos funksionimit të duhur të kësaj mazhorance të drejtuar nga LV”, ka thënë Tahri.

Të njëjtat kritika ka pasur edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka thënë se disa çështjeve që kanë ngritur në vitin 2022 iu ka kaluar aktualiteti.

“Kjo kërkesë është bërë diku në fund të muajit gusht për të shqyrtuar raportin gjashtëmujor të Qeverisë për investimet kapitale. Si rezultat i mungesës së efikasitetit të punës së Kuvendit, kjo nuk ka ardhë në shqyrtim deri më sot, prandaj e ka humbur aktualitetin dhe ne si GP do ta ripërsërisim kërkesën për të shqyrtuar raportin vjetor të Qeverisë lidhur me investimet kapitale”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja do ta riformulojë sërish këtë kërkesë.

Aty do të koncentrohemi dhe do të shohim se si kjo qeveri ka dështuar në të gjitha projektet kapitale dhe si vendi ka hyrë në vitin e tretë buxhetor të kësaj qeverisje dhe rezultatet në investimet kapitale, infrastrukturë shtetërore dhe në zhvillimin ekonomik janë impakte negative. Prandaj ne do të kemi një momentum tjetër ku do të diskutojmë për raportin vjetor”, ka thënë Gashi.

Kërkohet shkarkimin e ministres Hajdari

Në seancën e parë të sesionit pranveror, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Hajdari është ministrja e parë që rrinë në detyrë ndonëse është dënuar nga gjykata për mosdeklarim të pasurisë

Sipas tij, kjo ministre duhet të shkarkohet ose të dorëhiqet.

Ministrja Hajdari është ministrja e parë në Republikën e Kosovës që e mban Qeveria Kurti, e cila është në detyrë që nuk e ka deklaruar pasurinë, tashmë për këtë ka vendim të gjyqësorit. Asnjëherë në kuvend nuk ka pasur ministre që ka qenë në detyrë i cili është i dënua për mos deklarim të pasur. Këtë standard po e vendos Qeveria Kurti”, ka thënë Tahri.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk do ta voton asnjë projektligj që vije nga ministrja Hajdari.

Ndaj kërkesës së Tahriti ka reaguar ushtruesja e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo i ka kërkuar deputetit të PDK-së ta respekton agjendën e seancës.

Po, është mungesë e efikasitetit tonë të përbashkët në këtë legjislaturë. Por do të duhej të kishte përmbajtje brenda agjendës. Ministrja e prezantoi një projektligj të rëndësishëm në diskutim. Prita një elaborim të mirëfilltë nga grupi më i madh opozitar me mendimin se jeni kthyer në seriozitet në vitin 2023. Për këtë çështje ju keni kërkuar debat i cili ende nuk është bërë. Atë debat besoj se të gjithë bashkë mund të dakordohemi ta kemi në mbledhje të kryesisë. Të mos e ndryshojmë agjendën për të cilën jemi ftuar. Ju sugjeroj që të mbesim në kuadër të agjendës”, ka thënë ajo.

Në seancën e parë të sesionit pranveror, Kuvendi ka miratuar Projektligjin për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve. Ky projektligj është përkrahur vetëm nga deputetët e koalicionit qeverisës. Partitë e opozitës e kanë kundërshtuar këtë projektligj dhe nuk kanë marrë fare pjesë në votim.

Lajme të ngjashme