"S'është e majtë", Shpend Ahmeti kujton kohën kur kritikohej nga Astrit Dehari: Ka qenë student i shkëlqyer - NACIONALE

"S'është e majtë", Shpend Ahmeti kujton kohën kur kritikohej nga Astrit Dehari: Ka qenë student i shkëlqyer

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Komunës së Prishtinës, ka folur rreth Astrit Deharit, aktivistit që vdiq gjatë kohës sa ishte i paraburgosur.

Në intervistën me gazetarin Berat Buzhala, z. Ahmeti foli së pari për vëllain e Astritit, Arbënor Dehari.

“Arbënori ka punu në fushatën tem dhe ka qenë një nga njerëzit kyç pse unë kam fitu, dorën në zemër.” – vlerësoi z. Ahmeti.

Tutje, ai ka treguar edhe se si ishte kritikuar nga ana e Deharit.

“Astriti, këta kanë qenë vëllezër shumë të afërt. Kur ka ndodh kjo me Astritin, për mua, edhe ai ka qenë në komunë, ka punu, ka qenë një student i shkëlqyer i mjekësisë. Ata janë kanë të majtë përnime. Për shembull, kur unë e kam qitë fytyrën teme në billboard, me thanë votone Shpendin, a pe di që ajo “Me Shpendin”, Astrit Dehari thojke “qekjo nuk është e majtë”. Ai njeri që m’ka përkrah më së shumti, kjo nuk është e majtë, se ne jemi grup, kolektiv” – vlerësoi ai.

Lajme të ngjashme