Serbia u jep punë praktike mbi një mijë të rinjve serbë nga Kosova
Më shumë se një mijë njerëz nga komuniteti serb në Kosovë, prej moshës 18 e deri në 30 vjeçare, janë punësuar nga 1 janari si pjesë e programit “Rroga ime e parë”, në kuadër të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë.
Për nëntë muajt e ardhshëm, të rinjtë nga zona e Kosovës do të kenë shansën që të marrin praktikë nga puna në sektorin publik dhe sektorin privat.
Kjo zyrë tha që këta të rinj do të punësohen në “shkolla, institucione shëndetësore, vetëqeverisje lokale, kompani publike, kompani private.”
Asistentja e drejtorit të kësaj të ashtuquajture Zyre, Svetllana Milladinoviq, tha se kjo po bëhet falë shtetit serb.
“Është shumë e rëndësishme që të rinjtë tanë në Kosovë dhe Metohi të kenë të njëjtat mundësi si të rinjtë nga Serbia,” – u shpreh ajo.