Serbia reagon pas arrestimit të serbit që u përfshi në ngjarjet e majit 2023: Kurti po do krizë të re - NACIONALE

Serbia reagon pas arrestimit të serbit që u përfshi në ngjarjet e majit 2023: Kurti po do krizë të re

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës të mërkurën arrestoi L.D, qytetar serb i dyshuar për përfshirje në ngjarjet e majit 2023, ku u lënduan pjesëtarë të KFOR-it e gazetarë.

Në një reagim nga e ashtuquajtura Zyrë serbe për Kosovën, thuhet se arrestimi i Lazar D. u bë pasi “Qeveria e Kosovës po dëshiron të krijojë një krizë të re”.

“Është e qartë që Kurti, duke e vazhduar terrorin, të cilin zakonisht e bën gjatë diskutimeve për mundësinë e vazhdimit të dialogut, dëshiron t’i provokojë serbët në Kosovë dhe të eskalojë situatën tutje, për të ikur nga obligimet në dialog.” – citohet se thuhet aty, sipas “Kosovo-Online”.

Ndryshe, siç konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i dyshuari është arrestuar në Bistricë dhe është intervistuar nga policia.

“Rreth orës 19:00 është arrestuar L.D., i njëjti dyshohet për involvim në ngjarjet e majit 2023. Janë 93 pjesëtarë të KFOR-it që kanë qenë të lënduar në protestat e dhunshme. I dyshuari është duke u intervistuar në Stacionin Policor në Jug. Pas intervistimit pritet vendimi i prokurorit. Ai është arrestuar në Bistricë (Zveçan)” – ka thënë ai për Nacionalen.

Lajme të ngjashme