Serbia bleu dronë të vërtetë Bajraktar, Presidentes Osmani iu dhurua një dron 'lodër' nga Turqia
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka lëvizur të gjitha shtetet për të përforcuar mbrojtjen dhe për t’i rritur kapacitetet ushtarake të ushtrive të tyre. Edhe Kosova është angazhuar në këtë aspekt, duke e hapur një fond në të cilën po kontribuohet për të mbledhur para për FSK-në. Por, Presidentja e vendit gjatë vizitës së saj në Fabrikën e dronëve në Turqi, del se ka marrë thjesht një dron 'lodër' si dhuratë.
Në Serbi është raportuar se gjatë muajit të kaluar zyrtarët serbë kanë udhëtuar në drejtim të Turqisë për të blerë dronët “Bayraktar” – armët që u bënë të famshme në luftën Ukrainë-Rusi.
Përderisa Serbia po negocion për blerjen e dronëve “Bayraktar”, Kosova është mjaftuar vetëm me një vizitë.
Ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në muajin shkurt të këtij viti, gjatë vizitës në Turqi, u afrua pak edhe tek fabrika ku prodhohet një ndër dronët më të fushqishëm.
Për këtë vizitë, nuk u tha se është diskutuar blerja e dronëve dhe s’pati asnjë deklarim rreth kësaj, por vetëm njoftim për vizitën.

“Vizitën në Turqi e fillova në fabrikën për prodhimin e dronëve "Bayraktar", në Stamboll, e cila është një rrëfim inspirues për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë,” - kishte thënë Osmani.
Por ajo çka dihet është se Kosova megjithatë e mori një dron “Bayraktar”, por jo të vërtetë.
Në bazë të dhuaratave që ka pranuar presidentja Osmani, e të cilat i ka parë gazeta Nacionale, presidentja Osmani pranoi dhuratë një dron miniaturë, ose lodër. Kaq nga vizita e Osmanit në Turqi.

Gjithashtu, në vizitën e saj në Forcat Airore Turke, presidentja Osmani pranoi edhe një aeroplan luftarak në miniaturë, i vendosur në kornizë druri si dhe një dhuratë tjetër nga presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan dhe nga bashkëshortja e tij.
Dhuratat tjera
Presidentja Osmani përveç dhuratave nga Turqia, ka pranuar edhe dhurata të tjera nga shtete të tjera.
Nga kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, Osmani pranoi një pjatë të dheut me mbishkrim (nuk ceket çfarë mbishkrimi).
Nga shteti i Katarit, Osmani mori dhuratë një album me foto të këtij shteti.
Vazo të qeramikës me mbishkrim, i dhuoroi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi ndërsa nga sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken, Osmani pranoi një vazo të qelqit me mbishkrim. (në të dy këto dhurata nuk theksohet se çfarë mbishkrimi).
Osmani ka pranuar edhe dhurata të tjera nga zyrtarë të lartë të Shqipërisë, IOËA-së, Sllovenisë, Malajzisë, Singaporit e të tjera.

Publikimi i ktyre dhuratave vjen as më shumë se disa muajve beteje me Zyrën e Presidentes, e cila përsëri ka dhënë përgjieje gjysmake në pranimin e dhuratave. Nacionale nuk ka pranuar asnjë nga dhuratat e vitit të kaluar dhe as ato që presidentja i ka bërë anipse kërkesa për qasje në dokumente parashihnte edhe këto dhurata.
Kutjojmë se, për të përforcuar kapacitetet ushtarake, Qeveria e Kosovës me vendim kishte hapur një fond të sigurisë në të cilin çdo qytetarë mund të kontribuonte me mjete financiare.
Deri më tani nuk dihet se sa para janë mbledhur pasi që ky fond është konfidencial.
Mbetet të shihet nëse në të ardhmen Kosova do të furnizohet me dron “Bayraktar”.