Serbi shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, dyshohet për krime lufte
Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim serbin Filiç (Vojislav) Slaviša.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ky person është duke u kërkuar për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Policia thotë kushdo që mund të dijë vendndodhjen e këtij personi të lajmërojë në numrat si më poshtë.
“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); Sektori për Hetimin e Kriveve të Luftës tel.044 220 106; Qendra Operative –DDP tel.044 500 404; E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
