“Dhjetë vjet burg”, Policia e Kosovës arreston të kërkuarin me urdhër arrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se dje e kanë arrestuar një person me inicialet Xh.S, mashkull i moshës 43 vjeçare shtetas i Republikës së Koosvës.
I arrestuari është i dënuar me dhjetë vjete burgim, si dhe ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.
Policia ka bër të ditur se operacioni i arrestimit u krye dje në orët e pasdites në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar
Prishtinë, 03 shkurt 2023 - Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar.
Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar;
-Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.