MUP-i serb lëshon film për "Shtëpinë e Verdhë", pretendon se do të flasin edhe ish-ushtarë të UÇK-së
Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi (MUP), njofton se sot është premiera e dokumentarit ‘’Shtëpia e Verdhë’’, në kujtim të 24 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, kundër Serbisë.
Dokumentari do të shfaqet në ‘’Pallatin e Serbisë’’, në ora 18:00, njofton Kosovo Online.
Ky film dokumentar, me autore Sllagjana Zariq, është xhiruar në bashkëpunim me "Radio Televizionin e Serbisë", në kuadër të serialit ‘’Dosjet e Kosovës’’.
Filmi dokumentar është me metrazh të gjatë, dhe pretendohet se përmban deklarata të dëshmitarëve, e ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët gjoja se kanë njohuri për transportin e serbëve të kapur në Shqipëri, dhe tregtinë e organeve.
Aty pretendohet tutje se do të tregohet historia e fatit tragjik, të personave të zhdukur, gjaë verës 1999, pas ardhjes së 50 mijë ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.
Autorja e bazoi hulumtimin e saj në raportin e Dik Martit, i cili u miratua në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe në dokumentin e UNMIK-ut me deklaratat e ish-ushtarëve të UÇK-së